Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj me 20 janar do të nderohet me çmimin “Qytetar Nderi” i Preshevës nga Kryetari i Kuvendit Komunal atje.
Veliaj në një seancë solemne do të nderohet për kontributin e dhënë për këtë komune mbase edhe për komunitetitn shqiptar atje në Luginë.
Njoftimi i plotë:
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës më 20 janar të këtij viti me ftesë të Kryetarit të Kuvendit Komunal atje Sami Salihut, viziton Luginën e Preshevës, njëherit do të nderohet edhe me çmimin “Qytetar Nderi i Preshevës”, çmim ky i cili ishte votuar unanimisht nga të gjithë asambleistët e Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës.
Veliaj në një seancë solemne do të nderohet për kontributin e dhënë për këtë komune mbase edhe për komunitetitn shqiptar atje në Luginë.
Vlen të theksohet se z.Erion Veliaj si Ministër i Rinisë ishte i pari politikan nga Republika e Shqipërisë që financoj projekte konkrete ne Luginë të Preshevës.
Veliaj pritet të vizitoj Preshevën e Bujanocin më 20 janar, ditën edhe kur do të marr qmimin ” Qytetar Nderi” i Preshevës, nga asamblesitët shqiptar të kësaj Komune.