Këngëtari Ermal Fejzullahu ka dalë në mbështetje të marshit për drejtësi të cilin e ka organizuar platforma “Liria ka Emër” më 2 prill në ora 14:00 në Prishtinë, një ditë para nisjes së procesit gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ermali ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social Instagram në mbështetje të marshit “Marshojmë për drejtësi”.
Një ditë para fillimit të gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, në Prishtinë do të marshohet në mbështetje të tyre, organizim ky i platformës “Liria ka emër”.
Marshi do të fillojë në orën 14:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë deri të sheshi “Skënderbeu”.
Më 3 prill në Gjykatën Speciale në Hagë do të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.