Live

Escobar në Bosnje e Hercegovinë, të hënën e ardhshme pritet të vijë në Kosovë

12:35 / 08 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Përfaqësuesi Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar ndodhet në Bosnje e Hercegovinë. Kjo është konfirmuar nga Ambasada e SHBA-së në Sarajevë, teksa kanë dhënë detaje për një organizim që ndërlidhet me ndihmën e grave boshnjake në të bërit biznes.

“Nder i madh të takosh ndërmarrës të jashtëzakonshëm dhe të dëgjosh historitë e tyre të suksesit. Qeveria Amerikane është e nderuar që mbështet Akademinë për Gratë Ndërmarrëse, program që ndihmon 60 gra në Bosnje për të nisur dhe rritur bizneset e tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, raporton Gazeta Express.

Ky udhëtim i Escobar drejt Bosnjës vjen në një kohë kur në media është raportuar se ai bashkë me këshilltarin special të Blinken, Derek Chollet, do të qëndrojnë për një vizitë edhe në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...