Live

Escobari si Lajçaku, takon edhe opozitarët në Serbi

11:09 / 15 Mars 2023

Nga Kosova Live

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot do ta vizitojë Beogradin ku për pasdite është paralajmëruar një takim me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq

Siç raporton Danas, duke iu referuar burimeve, gjatë qëndrimit në Beograd, amerikani do të takohet edhe me opozitarë.

Njëjtë si zyrtari i lartë amerikan, edhe ai evropian, Miroslav Lajçak gjatë  vizitës së para dy ditësh në Serbi, pos me Aleksandar Vuçiqin, pati takime edhe me opozitarë atje.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak edhe gjatë qëndrimit gjatë javës së shkuar në Kosovë, pos krerëve të shtetit takoi edhe përfaqësues të partive opozitare.

Vizita e emisarit amerikan në Serbi po ndodh në prag të takimit të 18 marsit në mes të Kosovës dhe Serbisë në Ohër, të Maqedonisë së Veriut.

Escobari do të vijë edhe në Prishtin gjatë kësaj jave.

Shpërndaje në

U Kopjua