Kosova edhe në këtë vit po përballet sërish me cilësi jo të mirë të ajrit. Kjo ndotje e cila vjen nga faktorët të ndryshëm kanë bërë që vendi ynë e sidomos kryeqyteti të këtë ajër të ndotur i cili tejkalon edhe vlerat normale të cilësisë.
Qytetari Adnan Dedushi, pret qe të ulen faktorët qe kontribuojnë në rritjen e nivelit të ndotjes.
“Po shihet, ambient shumë i ndotur. I sheh makinat e vjetra, fabrikat, termocentralet. Gjitha këto ndikojnë. Duhet filluar mu përdor p.sh makinat elektrike ose me bë një zgjidhje që mos të futen që të gjithë me makina ne qytet”, ka thënë qytetari.
Mjekët thonë se kjo situatë me ajrin është e rrezikshme për shëndetin, veçanërisht tek personat me sëmundje kronike të frymëmarrjes.
Drita Peqani – Gashi, doktoreshë në QKMF, Prishtinë, thotë se personat me te rrezikuar janë personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët deri në moshën 14 vjeç.
“Këto ndikojnë mjaft negativisht në shëndetin e njeriut sidomos të personat që vuajnë nga problemet e frymëmarrjes, zemrës etj. Personat me të rrezikuar janë personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët deri ne moshën 14 vjeç etj, ku të gjitha këto manifestohen me problemet kryesisht ne sistemin e frymëmarrjes”, tha Gashi.
Për gjendjen e ndotjes ka folur edhe Shkumbin Shala, specialist për cilësinë e ajrit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Këto ditë ka qenë niveli më i lartë i ndotjes, parametrat janë vlerat”, ka thënë Shala.
Megjithatë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar thotë se gjendja është me e mirë sa i përket ndotjes./RTK