Live

EULEX shton praninë në veri: Situatë e paqëndrueshme sigurie

12:04 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, ka njoftuar se janë duke e monitoruar situatën në veri të Kosovës dhe thanë se kanë shtuar praninë në terren për shkak të situatës të sigurisë atje.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë sonë të shtuar në terren”, thuhet në komunikatën e sotme për media.

“Pjesëtarët e Polonisë të Njësisë Policore të Specializuar tonë dhe pjesëtarët e Italisë dhe Lituanisë nga Njësia e jonë Policore e Specializuar Rezervë nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan”.

EULEX tha se vepron konform situatës në terren dhe në bazë të saj vendos për numrin e policëve atje.

“Duke e pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, EULEX-i rregullisht e përshtatë praninë e tij për ta pasqyruar situatën në terren, si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”.

Shpërndaje në

U Kopjua