Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl tha të premten se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është dialogu mes dy shteteve dhe jo ndërmjet dy qyteteve.
Mandli këto komente i bëri në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet sesioni i dytë i punës i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë.
“Agjenda thotë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. E njoh këtë gjuhë shumë mirë, por besoj se ky nuk është dialog mes dy qyteteve… duhet ta bëjmë të qartë në fillim se është e është dialog mes dy shteteve, shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, duke shtuar se edhe BE-ja duhet ta theksojë këtë çështje.
Sipas tij, është e rëndësishme që Bashkimi Evropian e ndërmjetëson dialogun, ndërsa shtoi se “mund të jenë konstruktiv, por edhe kritik si po vazhdon dialogu”.
“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë rolin pozitiv të SHBA-së në dialogun, në mbështetjen e vërtetë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha ai./telegrafi