Live

Eurodeputeti holandez bën thirrje që të enjten të votohet për liberalizimin e vizave për Kosovën

09:27 / 10 Janar 2023

Nga Kosova Live

Të enjten komisioni i Parlamentit Evropian do të ketë në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën, njoftoi deputeti Thijs Reuten.

Në llogarinë e tij në Twitter, deputeti holandez i Parlamentit Evropian u ka bërë thirrje kolegëve të tij që të enjten të votojnë për miratimin e liberalizimit të vizave.

“Pas marrëveshjes së shumëpritur me vendet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me atë ritëm në Parlamentin Evropian. Votoni në komisionin e Parlamentit Evropian këtë të enjte”, tha Reuten.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në takimin e dhjetorit në Bruksel kanë miratuar marrëveshjen e arritur në mes të Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën. Tani marrëveshja duhet të votohet në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) në Parlamentin Evropian dhe më pas në seancën plenare.

Shpërndaje në

U Kopjua