Live

Fadil Maloku kritikon krerët e shtetit që nuk përmenden Thaçin e Rugovën në 15-vjetorin e Pavarësisë

22:15 / 17 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Profesori i Sociologjisë Fadil Maloku, ka kritikuar krerët e shtetit pasi që fjalimet e tyre npër nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk kanë përmendur ish-Presidentin Hashim Thaçi.

Maloku përmes një postimi në Facebook ka thënë se për Thaçin mendon që “kualifikimin” po edhe kontributin e tyre fundit duhet ta japin historianët, e jo politikanët.

Ai gjithashtu ka thënë se as Kryetari i Kuvendit të Kosovës nuk e ka përmendur fare kontributin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë i tij:

Tri gjëra që sot nuk e kanë pasur vendin në fjalimet festive!

  1. Nuk më pëlqeu fare që Presidentja nuk përmendi edhe kontributin e Hashim Thaçit, gjatë periudhës 1999. Por, as atë të shpalljes së Pavarësisë! Për Hashim Thaqin, por, edhe për secilin “akter” të jetës dhe historisë sonë kombëtare, mendoj që “kualifikimin” po edhe kontributin e tyre fundit duhet ta japin historianët, e jo politikanët!
  2. Nuk më pëlqeu as Kryetari i Parlamentit që nuk kishte përmend fare kontributin e Ibrahim Rugovës. Nuk na është dashur as kjo! Sepse, Rugova e kam thënë dhe po e ripërsëris; nuk është vetëm vlerë dhe emblemë ideologjike, as partiake, e aq më pak klanore e grupore! Ky sikurse, Adem Demaçi, Adem Jashari, etj. janë dhe DUHET të mbesin “pronë” ekskluzive kombëtare. Pikë!
  3. Poashtu, nuk më pëlqeu as fakti që KOSOVA (të paktën në mënyrë simbolike!) nuk bêri një Ftesë për një festim të përbashkët të kësaj feste gjithëkombëtare! Festë që është e barazvlefshme me 28 Nëntorin e 1912! Mirëpo, tani nuk besoj që është koha të vlerësojmë, se kush dhe ku ka kontribuar! Kujtoj që HISTORIA është ajo “mësuesja meritore” që do i “dhuroj” secilit vendin e merituar në te

P.S. O njerëz, popujt tjerë në mungesë të emrave të këtij kalibri (kombëtar) i “pjellin”(lexo; shpikin, sajojnë) ata!? Kosova, nuk është aq e pasur me këtë lloj njerëzish, sa tani t’i ndajë, t’i klasifikoj e t’i përvetësoj (po edhe refuzoj!) vetëm për interesa; partiake, politike, ideologjike…etj.) Sot, kemi NEVOJË për një UNITET (jo; uniformitet, Ju lutem!) edhe atë; jo formal as politik, por ekskluzivisht; institucional që decidivisht na dëshmon se jemi komb perëndimor që respekton rregullat, normat dhe vlerat e demokracisë…

Shpërndaje në

U Kopjua