Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura përmes një postimi në facebook ka njoftuar se në takim me ministrin e bujqësisë, Faton Peci diskutuan për dëmet që i shkaktuan vërshimet në bujqësi.
“Me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, duke diskutuar mbi dëmet që shkaktuan vërshimet në tokat tona bujqësore, e që për fat të keq, janë të mëdha, si dhe për hapat e rimëkëmbjes së këtij sektori të rëndësishëm për komunën e Skenderajt, nëpërmjet mbështetjes nga niveli qendror”, ka shkruar Nura.