Live

Fadil Nura paralajmëron masa për vandalizmin në parkun e qytetit

10:41 / 20 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka reaguar pas gjendjes së parkut “Idriz Rrecaj”, të cilin e ka shfaqur përmes disa fotografive.

Nura ka thënë se kushdo që e ka krijuar këtë gjendje do të japë llogari.

Sipas tij, kjo nuk është pamja që duan.

“Kjo pamje nuk është ajo që duam, dhe askush tjetër që ka mendje të shëndosh nuk e dëshiron këtë, me përjashtim të atyre që nuk ia duan të mirën qytetit. Pavarësisht përpjekjeve tona që me mish e shpirt mundohemi të krijojmë pak hapësirë për pushim, rekreacion dhe shëtitje, siç është parku i ri i përuruar javën e kaluar, për secilin që merr frymë në komunën tonë, për fatin tonë të keq, ekziston gjithmonë dikush i cili dëfrehet me vandalizëm, deri në këtë nivel sa shkatërron pushimoret dhe lojërat e fëmijëve në Parkun “Idriz Rreci” në qytet” – ka shkruar kryetari Nura në rrjetin social “Facebook” duke bashkangjitur fotografi të lodrave të thyera e të rrëzuara.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...