Live

Familja e Ronaldos kundër, por Georgina thotë se do bëjnë dasmë!

11:30 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një dasmë nga çifti! Georgina dhe Cristiano janë në lidhje që nga viti 2016 dhe çifti kanë dy fëmijë së bashku. Sipas The Sun, modelja tregoi se është e martuar me Ronaldon në ‘sytë e Zotit’, por një ditë do të mbajnë dhe ceremoni.

“Cristiano dhe unë jemi të martuar në sytë e Zotit; kjo është gjithçka që ka rëndësi për mua. Megjithatë, një ditë do të pasojë një ceremoni. Jam me fat që mund t’ju tregoj se ëndrrat janë realizuar me të vërtetë. I vlerësoj mundësitë që Zoti më ka dhënë”, tha Georgina.

Por pse Ronaldo nuk është martuar ende me Rodriguez? Sipas mediave spanjolle, nëna e Ronaldos, Delores Aveiro është pengesa pasi ajo dhe disa anëtarë të tjerë të familjes së tij besojnë se modelja po takohet me kapitenin e Portugalisë për përfitime financiare.

Më tej në raport thuhet se familja e Ronaldos ka kundërshtuar me forcë çdo bisedë për martesë mes tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua