Live

Familjet Gucati dhe Haradinaj shprehen të zhgënjyera me padrejtësinë e Gjykatës Speciale

23:40 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Familjarët e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt janë shprehur të zhgënjyera me drejtësinë e Gjykatës Speciale në Hagë.

Megjithëse, Gjykata e Apelit ua ka ulur atyre dënimin për tre muaj, familjarët e Gucatit dhe Haradinajt kanë thënë se tashmë janë mësuar me padrejtësitë e kësaj gjykate.

Pas vërtetimit të dënimit nga Gjykata e Apelit në Hagë, ka reaguar edhe bashkëshortja e Nasim Haradinajt, Gjejlone Haradinaj.

“Kur dihet burimi dhe në çfarë bazohet kjo gjykatë, Unë dhe Nasim Haradinaj, S’presim drejtësi. Si çdo herë krenar me ju”- Gjejlone Haradinaj.

Më 18 maj, Gjykata Themelore në Hagë, Gucatin e Haradinajn i kishte dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim, për publikimin dosjeve që kishin rrjedhur nga Gjykata Speciale, por këtë dënim ua ka ulur për tre muaj Gjykata e Apelit.

Për herë të dytë, e ka pritur aktgjykimin ndaj babait të tij, Hysni Gucati.

Por, për Musli Gucatin nuk ka qenë aspak befasi që edhe Gjykata e Apelit ta vërtetojë aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë në Hagë, megjithëse ajo e ka ulur dënimin për tre muaj.

Ai thotë se që nga fillimi Gjykata Speciale në Hagë është dëshmuar si politike dhe se babai i tij, Hysni Gucati, së bashku me Nasim Haradinajn, po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në burg.

Djali i Hysni Gucatit ka thënë se ai dhe pjesa tjetër e familjes ndihen të pikëlluar për padrejtësitë e kësaj gjykate.

Por, ka thënë se ata i bënë më të fortë krenaria që kanë për babanë e tyre dhe bashkëluftëtarët e tij, që dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...