Live

Familjet me asistencë sociale të painformuar për subvencionet e Qeverisë

23:06 / 04 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Më 2 dhjetor është mbyllur mundësia për të aplikuar për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët. Por, ka disa prej tyre të cilët nuk po kanë informacione në lidhje me mënyrën e aplikimit. Nga 18 nëntori e deri në mesjavën e kaluar, në Ministrinë e Ekonomisë kanë aplikuar mbi nëntë mijë persona. Këtë herë Qeveria, prioritet ka nënat vetushqyese e rastet social.

Pajisjet për pompat termike e kondicionerë efiçientë janë të vendosura tashmë në muret e disa ndërtesave kolektive.

Por, familjet me asistencë sociale që jetojnë në Prishtinë nuk po kanë shumë informacione për mënyrën e aplikimit për subvencionin e hapur nga Qeveria.

Hamide Demolli ka thënë se nuk e kanë pasur idenë për çka do të subvencionohen.

“Ne patëm me aplikua po nuk e dinim për çka. Nuk e kemi të qartë se si duhet më apliku, për atë kemi mbetur [pa aplikuar]. Ne s’kemi mundësi, me dru boll shtirë po duhet mi ble e po jonë shtrenjtë”, deklaroi Demolli.

Ndërkohë, që thirrje për aplikim për këtë subvencionim kryeministri Albin Kurti iu bëri edhe nënave vetushqyese.

Por, në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë janë vetëm dy nëna vetushqyese të cilat aplikuan për subvencionimin e Qeverisë.

Vehbi Mujku, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë ka thënë se kanë pasur pak raste sociale që kanë kërkuar dëshmi për subvencionim.

“Kemi pasur dy raste të nënave vetushqyese ku kanë ardhur dhe kanë kërkuar që të marrin një dokument zyrtarë për të dëshmuar se janë prindër vetushqyese. Kemi pas dhe disa raste ku kanë ardhur dhe kanë kërkuar që të dëshmojnë se janë përfitues të skemës sociale. Pasi kriteret nga Qeveria janë që familjet duhet të dëshmojnë se është përfitues nga skema sociale ose që janë prindër vetushqyes”.

Shpërndaje në

U Kopjua