Spin-off i Fast&Furious i quajtur Hobbs & Shaw pritet që të shfaqet fuqishëm në kinema. Fansat kanë mundësinë të shohin aktorin Idris Elba në rolin e të keqit , kundër Dwayne “The Rock” dhe Jason Statham.
Filmi Hobbs & Shaw ka të bëj rreth krijimit të një aleance të pamundur.
Dyshja “The Rock” dhe Jason Statham janë përpjekur ta heqin qafe njëri-tjetrin që nga Fast & Furious 7. Armiqtë e betuar tani po bëhen së bashku për të luftuar “anarkistin kibernetik të zgjeruar” Brixton i cili fiton kontrollin e një “bio-kërcënimi të fshehtë që mund të ndryshojë njerëzimin përgjithmonë” .
Filmi ka filluar të shfaqet në kinematë botërore. Ndërsa nesër shfaqet edhe në Kosovë në kinemanë e Cineplexx, duke qëndruar kështu në hap me kinematë më të mëdha botërore.