Doarsa Kica-Xhelili e Haki Abazi nuk do të mbesin të vetëm si deputetë që kanë braktisur Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti tjetër nga ky grup, Fatmir Humolli do të jetë i radhës.
Ai ka konfirmuar për Paparacin se javën tjetër do të dalë me një vendim lidhur me angazhimin e tij politik në Kuvendin e Kosovës.
“Ashtu kam paralajmëruar para një viti dhe ashtu do të ndodh”, ka thënë Humolli.