Live

Faton Pecit ende i pengon Sami Lushtaku, ja çfarë i thotë LDK

23:57 / 05 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci thotë se gjuha e ashpërsuar e LDK’së për politikën e jashtme është në një linjë me gjuhën e nënkryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku.

Peci në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 përmendi kur, pas publikimit të videos nga VV’ja, Lushtaku në emisionin ‘Pressing’ tha se ‘më shumë e respekton një qytetar serb nga Beogradi sesa Albin Kurti”.

Ndaj, Peci krahason gjuhën e LDK’së ndaj politikës së jashtme me gjuhën e përdor të Sami Lushtakut, në këtë rast.

“LDK’ja e ka ashpëruar gjuhën për politikën e jashtme, për përfaqësimin dinjitoz të presidentes Osmani dhe punës së Donika Gërvalla, ajo do të thotë se Ldk’ja në këtë rast është në linjë me Sami Lushtakun dhe qëndrimin e tij se ma shumë është me u vlerësu një qytetar serb i Beogradit sesa Albin Kurti.

Këtu e kemi një dallim të madh, edhe me LDK’në edhe me PDK’në. Ne mendojmë që qeverisjet LDK, PDK kanë qenë shumë të dëmshme për Kosovën. LDK’ja po don me u rikthyu prapë tek origjina e partneriteteve, po e sulmon këtë qeveri me një gjuhë shumë të ashpër”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua