Live

FBI bastis shtëpinë e Presidentit Biden në Delaware

16:36 / 01 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

FBI është duke bastisur shtëpinë e Presidentit amerikan, Joe Biden në Delaware.

“Sot, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Presidentit, Departamenti i Drejtësisë po kryen një kontroll të planifikuar në shtëpinë e tij në Rehoboth, Delaware”, shkroi në një deklaratë avokati personal i Biden, Bob Bauer.

“Sipas procedurave standarde të DD-së, në interes të sigurisë dhe integritetit operacional, ky departament u përpoq ta bënte këtë punë pa njoftim paraprak publik dhe ne ramë dakord të bashkëpunonim,” tha Bauer.

“Bastisja sot është një hap i mëtejshëm në një proces të plotë dhe në kohë të DD që do të vazhdojmë ta mbështesim dhe lehtësojmë plotësisht. Ne do të kemi informacione të mëtejshme në përfundim të kërkimit të sotëm”, theksoi Bauer.

Kërkimi i FBI-së në Rehoboth shënon rastin e tretë të njohur që agjentët federalë kanë kontrolluar pronat e lidhura me Biden për të kërkuar materiale të klasifikuara.

FBI kontrolloi më parë shtëpinë e Biden në Wilmington, Delaware, duke zbuluar atë që avokati i tij e përshkroi si dokumente të shumta që përmbajnë materiale të klasifikuara. Kjo bastisje ka ndodhur më 20 janar.

FBI kontrolloi gjithashtu zyrën e qendrës Penn Biden në Washington në mes të nëntorit, pasi avokatët e Biden zbuluan për herë të parë materiale të klasifikuara në një dollap të mbyllur.

Bastisja vjen në ditën kur Departamenti i Drejtësisë njoftoi se këshilltari special Robert Hur filloi zyrtarisht punën e tij duke mbikëqyrur hetimin e trajtimit të dokumenteve të klasifikuara nga Biden.

Shpërndaje në

U Kopjua