Live

Federata Evropiane e Gazetarëve shpreh keqardhje për emërimin e Rilind Gërvallës drejtor të RTK-së: Ngufatje e medias publike nga VV

22:36 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ ka shprehur keqardhje për vendimin e Bordit të Drejtorëve të RTK-së, për zgjedhjen e Rilind Gërvallës drejtor të kanaleve shqip të RTK-së.

Ricardo Gutierrez, sekretar gjeneral i EFJ-së, përmes një postimi në Facebook ka thënë se emërimi i një aktivisti të VV-së në mediat publike në Kosovë bie ndesh me angazhimin e saj për të depolitizuar dhe ç’kapur transmetuesin publik dhe se qytetarët e Kosovës meritojnë një televizion publik të lirë dhe plotësisht të pavarur nga partitë politike.

Postimi i tij i plotë:

#Kosova: Bordi i Drejtorëve të transmetuesit publik RTK, duke zgjedhur aktivistin e partisë në pushtet (VV) në krye të kanaleve publike RTK1-3-4, konfirmon ngufatjen e medias publike në Kosovë nga ana e VV-së. Kjo zgjedhje partiake bie ndesh me angazhimin e saj për të depolitizuar dhe ç’kapur transmetuesin publik. Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ shpreh keqardhje për këtë vendim. Qytetarët e Kosovës meritojnë një televizion publik të lirë dhe plotësisht të pavarur nga partitë politike.

Shpërndaje në

U Kopjua