Live

Fenomeni i rrallë i motit godet Kaliforninë

10:07 / 06 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kalifornia nuk u prek nga vala e ftohtë e motit që goditi SHBA-në gjatë Krishtlindjeve , por moti i keq në SHBA nuk ka të ndalur. Vendi u prek nga shirat e dendura, erëra të forta dhe borë në male.

Sinoptikanët thonë se kjo është vetëm një nga një valë e motit të ashpër që ka goditur Kaliforninë ditët e fundit, ata parashikojnë më shumë për të ardhur.

Meteorologët flasin për një ” ciklon bombë ” të kombinuar me një ” lum atmosferik “, domethënë një rrymë ajri të lagësht që bart avujt e ujit në distanca mijëra kilometra. “Lumenjtë” e ajrit sjellin reshje në Kaliforni, por nëse ato janë jashtëzakonisht intensive, siç është ajo që po regjistrohet në shtet këto ditë, shiu dhe bora në male arrijnë nivele të paprecedentë.

Shpërndaje në

U Kopjua