Live

Fermerët francezë bllokojnë autostradat me traktorë

12:05 / 27 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Qindra fermerë francezë, të zemëruar me marrëveshjet tregtare ndërkombëtare dhe politikën e qeverisë, dolën me traktorë në autostradat kryesore përreth Parisit, duke e bllokuar qarkullimin për vetura dhe duke i shtuar pakënaqësitë ndaj presidentit Emmanuel Macron.

Në autostradën “A1”, dhjetëra traktorë i bllokuan tri korsi të rrugës që e lidh Parisin me pjesën veriore të vendit dhe disa porte detare.

Në njërin nga traktorët shkruhej “Nuk ka Francë rurale pa fermerë. Na lejoni ta vazhdojmë punën tonë”. Në një traktor tjetër shkruhej: “Macron, përgjigju. Mbroji fermerët.”

Sindikatat e fermerëve thanë se traktorët do të vendosen në shëtitoren “Foch”, ku ndodhen ndërtesat më luksoze të qytetit.

Dy sindikatat kryesore po kërkojnë takim me presidentin Macron për ta shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me politikat qeveritare, për të cilat thonë se janë të dëmshme për bujqësinë e Francës.

Ata paralajmëruan se masat e qeverisë do të kenë efekt negativ në ekonomi.

Presidenti Macron është përballur me pakënaqësi edhe të grupeve të tjera të shoqërisë franceze për shkak të reformave ekonomike, shkruan “Reuters”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...