Live

Ferronikeli sqarohet pas grevës: U shkaktuan humbje të mëdha, punëtorëve do tu paguhen edhe bonuse

12:37 / 14 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Menaxhmenti i Kompanisë NewCo Ferronikeli Complex LLC, pas organizimit të grevës së punëtorëve që ka rezultuar me ndërprerjen e prodhimit, kështu duke i shkaktuar humbje të madhe kompanisë, ndjehet i detyruar që të sqarojë për opinionin e gjerë gjendjen reale aktuale.

“Duke e çmuar kontributin e punonjësve të vet, Menaxhmenti në bashkëpunim me Sindikatën e punëtorëve të NewCo Ferronikelit, ka marrë vendim që secili i punësuar të përfitojë nga skema e planifikuar e bonuseve”.

Sipas kësaj skeme punëtorët çdo muaj, përveç pagës, të cilën e marrin me rregull; do të përfitojnë edhe bonuse shtesë. Kjo do të varet nga performanca e secilit punëtor dhe realizimi i planit të përcaktuar mujor. Ne si menaxhment, jemi të bindur se kjo do të ndikojë në përmirësimin e performancës së punëtorëve dhe ngritjen e produktivitetit”. “

“Për kompaninë punonjësit janë aset i çmuar, ndaj në vazhdimësi është punuar për përmirësimin e kushteve të tyre. Punonjësve të NewCo Ferronikelit ju ofrohen kushte të punës me standarde të larta ndërkombëtare duke filluar nga pajisjet për mbrojtje në punë, ushqimi cilësor në punë, transporti, përkujdesja mjekësore, lavanderia për larjen e rrobave të punës, pagesa e orëve shtesë, pushimi me pagesë si dhe respektimi i të gjitha normave sipas ligjit të punës të Republikës së Kosovës. Per këtë arsye, duam te theksojmë se kërkesa e vetme e punëtorëve ka qenë rritja e pagës prej 100 eurosh për punonjës dhe asnjë arsye tjetër”.

Sipas tyre, paga mesatare e punonjësve të NewCo Ferronikeli është €550, ndërsa paga më e ulët është €400.

Fatmirësisht, pas takimeve të zhvilluara me sindikatën e punëtorëve të NewCo Ferronikelit dhe duke ju sqaruar situatën, punëtorët janë rikthyer në vendet e tyre të punës dhe prodhimi është duke vazhduar sipas planit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...