Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi dhe partneri i saj, biznesmeni Adis Patushi, po shijojnë një lidhje dashurie prej disa muajsh.
Çifti tashmë po kalojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit, madje i dashuri i krijuesues së hitit “Diell” e përcjell në çdo koncert.
E të njëjtit duket se së fundmi kanë qenë duke shijuar një natë me muzikë në bazë të një postimi që është bërë në InstaStory.
28-vjeçarja ka publikuar një fotografi në InstaStory teksa ia shpreh dashurinë Patushit.

“Adis Patushi të dua deri në vdekje”, tha Fifi.
“Edhe hajde tundu mos më rri. Unazën tani”, vazhdoi më tej ylli i estradës shqiptare.
Dyshja kanë nisur romancën pas daljes së Fifit nga shtëpia e famshme, Big Brother VIP.