Ajo vetëm pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “Vëmendje” këngë e cila ka qenë e kompletuar me videoklip.
Bëhet fjalë për artisten nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, e cila lansoi një këngë mjaft të ndjeshme e me tematikë domethënëse.
Këngëtarja e njohur këtë herë zbuloi se është një album dhe se së shpejti do të publikojë këngën e dytë.
Në një postim të ri të shpërndarë në Instagram, 28-vjeçarja thekson se “Dehur” mban titullin prurja e radhës nga albumi “Vëmendje”.
“Dehur – kënga e dytë e albumit ‘Vëmendje’ vjen për dy ditë”, shtoi më tej zeshkania.
Kënga e fundit ndërkohë për gjashtë ditë ka kaluar shifrën e një milionë klikimeve në YouTube.
Fifi këtë vit ishte shumë e komentuar në publik për paraqitjen në Big Brother VIP e gjithashtu edhe për skenat e ngjarjet që rrodhën nga ky spektakël.