Pas raportimeve të mediumit Kosova.live se Albin Kurti dhe Mytaher Haskuka janë të përfshire në afera korruptive, Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, në Prizren ka nisur sot hetimet lidhur me keto dyshime.
“Në bazë të shkrimeve të publikuara nga portali Indeksonline, Prokuroria Themelore në Prizren, sot më 01 tetor 2019, ka autorizuar Njësitin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, për grumbullimin e informacioneve, lidhur me projektet në fjalë”, thuhet në përgjigjet e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren njofton se më 20 maj 2019, ka ngritur aktakuzë kundër I.O., në cilësi të personit zyrtar si shef i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit, për veprën penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).