Komuna e Prishtinës ka filluar heqjen e ishullit ndarës, në një pjesë të mbetur të rrugës “Xhorxh Bush”.
Komuna fillimisht kishe hequr një pjesë të kësaj ndarëse para festave të fundvitit, kur u vendosën shtëpitë e vogla, duke e shtruar më pas me kalldrëm.
Për momentin, në këtë rrugë kanë leje qarkullimi vetëm autobusët urban, taxi-të, si dhe ndihma e shpejtë. Megjithatë, ky rregull nuk po respektohet plotësisht, pasi kohë pas kohe ka qarkullim edhe nga vetura të qyetetarëve.