Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar me kreun e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.
Takimi mes krerëve të dy partive opozitare ka filluar në ora 10:00 në njërin nga Hotelet e Prishtinës.
Tema kryesore është një koalicion i mundshëm mes dy partive në të ardhmen.
Edhe kryetari i Nismës Fatmir Limaj, është ftuar në një takim gjatë ditës së sotme nga Isa Mustafa.