Live

Filmat më të pritur të vitit 2023

09:02 / 05 Janar 2023

Nga Kosova Live

Viti para nesh do të shënohet nga tituj filmash për të cilët është folur qëkur kanë hyrë në prodhim.

Ndër të tjera do të shikojmë vepra të reja nga emra të mëdhenj regjisorialë, si Martin Scorsese, David Fincher e Christopher Nolan.

Killers of the Flower Moon

Dyshja fantastike Martin Scorsese dhe Leonardo DiCaprio na presin me realizimin “Killers of the Flower Moon”. Është filmi më ambicioz i Scorsese me vlerë 200 milionë dollarë, i cili është krijuar si një përshtatje e romanit me të njëjtin emër.

Filmi sjell një pjesë të historisë moderne amerikane dhe është mjaft e sigurt që do të presim një tjetër rol të shkëlqyer të DiCaprios.

Në vijim është lista me filmat tjerë që priten nga publiku këtë vit:

Oppenheimer

Barbie

Cocaine Bear

Magic Mike Last Dance

The Killer

Dune, Part 2

The Pale Blue Eye

Infinity Pool

Knock On The Cabin

Shpërndaje në

U Kopjua