Live

Fisnik Ademi flet për vështirsitë gjatë karrierës, këshillon aktorët e rinj: Lexoni dhe punoni sa më shumë

21:19 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

I ftuari i radhës në emisionin “MUZË” nga gazetarja Vahide Zejnullahu, ishte aktori kosovar, Fisnik Ademi. Ai rrëfen sfidat gjatë rrugëtimit 19 vjeçar si aktor. Trgon se sa vlen arti edhe se çfarë ndikimi ka në shoqërinë tonë.

Sfidat e ademit

“Por natyrisht kam pas shumë pengesa në jetë edhe si profesion si aktor sepse është profesion shumë i vështirë. Jo vetëm tek ne, por në të gjithë botën. Unë thash me herët ekonomist e kryen edhe nuk e ke shumë veshtirë me u punësua. Punësohesh me ndonjë kompani ose e zhvillon të njëjtin pofesion mundesh edhe jashtë. Aktor nuk ka shumë është profesion specifik, tregu jonë nuk na ofron shumë edhe mandej natyrisht unë bashkëndjej edhe me shumë koleg të mi të cilët për momentin nuk janë shumë te angazhuar, nuk ka shumë vende të lira të punës nëpër teatrot që i kemi në Kosovë. Kemi shumë aktor po ka pak të angazhuar mandej edhe këto serialet që po i prodhojnë nuk është që angazhohen shumë aktor. Kështu sfidat që i kom pas janë të tilla domethënë. Gjithmonë kam prit për ditë më të mira edhe gjithmonë e kom pas atë durimin që mos me u zhgënjy në momentet e caktuara të jetës, të cilat janë shumë të rëndësishme edhe me vazhdu me jetu edhe pse jo me punu gjithmonë. Puna i tejkalon të gjitha pritjet nëse veç je punëtor i mirë edhe i madh”, shtoi Fisnik Ademi.

Kshillat e ademit

“Këshilla ime për të gjithë ata aktor të rinj është me lexu sa ma shumë, por të njejtën kohe me shfrytëzu rastin sepse tashmë kemi mundësi me shfaq talentin tonë që kemi. Domethënë nëse një televizion nuk të pranon ti e ke mundësinë me kriju një kanal tondin personal me hap ne youtube dhe pse jo të gjitha ato vetit e tua karakteristika e tua që mundësh shumë lehtë me i tregu para publikut në facebook apo kudo. Kështu që mundësitë janë gjithmonë më të mira, por mbi të gjitha leximi dhe puna janë që e bejnë një aktor më të qasshëm edhe natyisht me qenë i pëlqyer prej publikut”, tha Ademi.

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua