Live

Fjalët e Fana Rugovës në videon e LDK’së: “Do Zoti na jep mend e dimë me rujt pavarësinë”

20:08 / 21 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sot në 17-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, gruaja e tij, Fana Rugova ka thënë disa fjalë për të.

Fana Rugova tha se motoja e çdo veprimtarie të tij ka qenë pavarësia e Kosovës, duke shtuar se ‘Sot e kemi pavarësinë, do zoti na jep mend e dimë me e mbajtë e me rujt’.

“E di që presidenti ka dhënë shumë kristale, sidomos ndërkombëtarëve me një moto gjithmonë me një mezash që me njoftë pavarësinë e Kosovës. Ajo ka qenë kryesorja e cdo veprimtarie të tij, pavarësia e Ksoovës. Sot e kemi pavarësinë, do zoti na jep mend e dimë me e mbajtë e me rujt”, tha gruaja e ish-Presidentit Rugova.

Shpërndaje në

U Kopjua