Fjolla Morina njihet për deklaratat e saj të cilat bëhen gjithmonë virale.
Ajo hyri në ‘Instagram’ në një lidhje direkte me fansat e saj, ku foli mbi mungesën e saj në skenë dhe rrjetet sociale gjatë këtyre muajve.
Këngëtarja tha se ka kaluar disa kohë të vështira në jetën e saj, por që tashmë e ka rimarrë veten nga sfidat e mëdha me të cilat është përballur.
Fjolla u shfaq në gjendje jo të mirë emocionale, teksa u shfaq edhe me lot në sy, duke rrëfyer problemet që e goditën tre muajt e fundit.