Live

Flet imami që u kërcënua pse vendosi flamujt në xhamin e fshatit Bellopojë: Radikalët e quajn shqiponjën “haram”

23:08 / 29 Nëntor 2022

Nga admin

Vendosja e flamujve kombëtarë për nder të 28 Nëntorit, në xhaminë e fshatit Bellopojë, në komunën e Podujevës nuk iu ka pëlqyer të gjithëve ky veprim.

Imami i kësaj i xhamie, Kujtim Hyseni, në një intervistë për Kosovalive.net, ka thënë se një grupacion i njerëzve, të cilët ai i ka cilësuar si radikal islamik i kanë kërkuar atij që t’i heq flamujt nga xhamia, pasi që sipas këtyre radikalëve shqiponja është krijuar nga zoti dhe është “haram”.

“Për mua është nder dhe privilegj që ti vendosi këta flamuj. Këtë vit si i ardhur si imam në këtë xhami kam vendosr flamuj në minaren e xhamisë dhe për dikë kjo ka qenë e papëlqyer, mirëpo në kemi vazhduar dhe jemi të qëndruar dhe të vendosur”, ka thënë imami Hyseni.

Imami Kujtim Hyseni, thotë se nuk ka dashur të ndodh ky veprim nga këta radikal.

“Nuk do të doja që do të ndodhte kjo sepse deri më sot e kanë mirëpritu qytetarët Llapjan çdo aktivitet tonin, por kjo është vërtetë e papranueshme dhe lënduese se si këta njerëz të mos e pranojnë flamurin kombëtar e që janë shqip folës e të tjerët i takojn rrymave të errëta, sepse truri i tyre është i shpërlarë. Ata thonë se feja e ndalon flamurin kombëtar mirëpo feja nuk e ndalon por nxit për dashurinë ndaj atdheut”, ka thënë imami Kujtim Hyseni.

Ai thotë se ka pasur disa alarmime nga ta.

“Kemi pasur disa alarmime nga ana e tyre, duke e njohur ideologjin e tyre që nuk i përket aspak logjikës fetare e sa kombëtare e duke e njohur ideologjin e tyre e kemi hasur në linjat e tyra e ata që janë duke shkuar jashtë normales”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se menjëherë i ka lajmëruar edhe organet e rendit.

Para se ti vendoste flamujt, imami i kësaj xhamie thotë së më parë e ka njoftuar edhe komitetin e fshatin Bellopojë apo xhematin e kësaj xhamie./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...