Live

Flet mjeku i cili tentoi ta shpëtonte Zoran Gjingjiqin: Mëlçinë e kishte të copëtuar

14:48 / 12 Mars 2023

Nga Kosova Live

12 marsi i vitit 2003, shënon datën kur u vra kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq.

Dy dekada më pas, ka folur mjeku i cili kishte tentuar që ta shpëtonte atë.

Kardiokirugu Miljko Ristiq, ka dhënë detaje rreth rastit që ai kishte intervenuar të cilat nuk ishin dëgjuar më parë.

Ristiq tha se Gjingjiq kishte plagë hyrëse në anën e djathtë të gjoksit, ndërsa plaga dalëse ishte në anën e majtë të gjoksit, shkruajnë mediat serbe.

“Prandaj plumbi është dërguar nga lartësia pasi nuk ka pasur rrugë horizontale. Për mua është dilemë nëse kryeministri ka hyrë me kokë kah dera e qeverisë apo me kurriz. Nuk është logjike. Nëse ka hyrë me kokë kah dera, në ato rrethana është e pamundur që të shtënat të jetë qëlluar nga rruga e dyshuar, por plumbi ka ardhur nga drejtimi krejtësisht i kundërt”, tha Ristiq.

Miljko Ristiq, mjeku i cili tentoi ta shpëtonte kryeministrit e Serbisë, Zoran Gjingjiq.

Mjeku theksoi se tanimë kryeministri i ndjerë kishte një plagë të madhe në zemër.

“Mund të ishte zgjidhur kirurgjikisht, megjithatë, vumë re se diçka nuk shkonte. Vendosëm ta hapnim barkun dhe doli një sasi e madhe gjaku. Mëlçia u nda në një mijë copë”, tha ai.

Ndër të tjera, kardiokirurgu tregoi se plumbi i cili e kishte qëlluar Zoran Gjingjiqin, kishte një forcë anësore shkatërruese, dhe se ishte nga ata plumba që quhen “dum-dum” me dy kërcitje.

Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Gjingjiq, u vra në shkallët e selisë së Qeverisë serbe rreth orës 12:30 të mëngjesit të sotëm 20 vjet më parë.

Plumbi i kaloi në zemër dhe ai u dërgua me urgjencë në spital.

Anëtari i Beretave të Kuqe Zvezdan Jovanoviq, kishte qëlluar të dy plumbat nga një snajper nga një distancë prej 130 metrash nga ndërtesa e “Admiral Geprat”, i cili më vonë u dënua me 40 vjet burg.

Ndërkaq shefi i sigurimit Milan Veruoviq, i cili kujdesej për sigurinë në atë kohë për kryeministrin serb, Zoran Gjingjiq, u plagos rëndë nga plumbi i dytë.

Shpërndaje në

U Kopjua