Live

Formacionet zyrtare, Ballkani – Sivasspor: Ilir Daja me një ndryshim të vetëm

19:39 / 13 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ballkani e pret Sivassorin në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Skuadrat futen të barabarta në këtë ndeshje, pasi kanë nga katër pikë pas tri ndeshjeve. Aq pikë kanë edhe Slavia Praga dhe Cluj.

Ilir Daja për këtë ndeshje ka vendosur t’i besojë në portë Stivi Frashërit, ndërsa në mbrojtje janë Armend Thaqi, Bajram Jashanica, Astrit Thaqi dhe Arbër Potoku.

Në mesfushë janë Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu dhe Qëndrim Zyba.

Sulmi do të përbëhet nga Meriton Korenica, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.

Në anën tjetër te Sivasspor luajnë me Gradel, Yesilyurt dhe Yatabare në sulm.

Shpërndaje në

U Kopjua