Live

“Formula e thjeshtë” e Rakiqit për heqjen e barrikadave: Hiqeni policinë nga veriu, lironi serbët e arrestuar, hiqni listat për vrasjen e serbëve

15:42 / 20 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Udhëheqësi i të ashtuquajturit Shtabi i Krizave në pjesën veriore të barrikaduar të vendit, Goran Rakiq, pretendon të ketë “një formulë tejet të thjeshtë” për heqjen e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës.

“Nga këtu, prej Rudares, po i jap [Kurtit] një formulë shumë të thjeshtë për heqjen e barrikadave. Lironi të gjithë serbët e arrestuar, hiqni të gjitha njësitë policore nga veriu i Kosovës, hiqni listat sekrete dhe çfarëdo liste për vrasjen e serbëve”, ka thënë në një videomesazh Goran Rakiq.

Në një përpjekje për të shtrembëruar deklaratën e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, dhënë për “The Guardian”, i cili tha se sa i përket heqjes së barrikadave “ekziston shqetësimi që heqja e tyre nuk mund të përjashtojë viktima”, Rakiq e quajti “kërcënim të hapur për vrasje të serbëve”.

“Deklarata e fundit e Albin Kurti tejkaloi të gjitha masat. Aty, Kurti haptazi kërcënoi me vrasje të serbëve në barrikada, sepse sipas tij, ata s’mund të hiqen në mënyra tjera”, ka thënë ish-ministri Rakiç./Reporteri.net/

Shpërndaje në

U Kopjua