Live

Foshnja që lindi në javën e 26-të, pas trajtimit në Neonatologji lëshohet në gjendje të mirë shëndetësore

15:28 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për një rast të rrallë në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, të një foshnje që kishte lindur në javën e 26’të dhe nën peshë.

Pas trajtimit dy mujor në këtë klinikë, foshnja është liruar nga klinika në gjendje të mirë shëndetësore.

Për rastin ka folur edhe Drejtoresha e Neonatologjisë, Hajrije Ismaili.

“Së fundi e kemi pasur një foshnje e cila ka lindur 26 javë me një peshë të ulët në lindje, edhe pas qëndrimit në klinikë për dy muaj është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar Ismaili.

Ndryshe, në vitin 2022, 9954 foshnja kanë gjetur trajtim në këtë klinikë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...