Live

Fotografia e fundit e Kylie Jennerit në 2019…

00:05 / 31 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Ajo është nëna e një vogëlusheje, por një gjë e tillë nuk e ndalon aspak Kylie Jenner që të bëjë postime provokuese në “Instagram”.

Ylli i televizionit ka publikuar të dielën disa fotografi  bardh e zi, ku shfaqet e veshur me të brendshme.

“Thjesht nuk u ndjeva mirë që të shkoja në 2020 pa një fotografi të fundit për këtë vit”, shkruan miliarderja më e re krahas pozës së saj seksi.

Kujtojmë se 22-vjeçarja është beqare, pasi është ndarë nga reperi i njohur, Travis Scott, katër muaj më parë. Ata kanë një vajzë, Stormi, e cila në shkurt mbush 2 vjeçe.

Shpërndaje në

U Kopjua