Live

Frutat fatsjellëse për festat e fundvitit

14:24 / 02 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Frutat e rrumbullakëta si mollët, portokallët dhe hurmat, nuk duhet të mungojnë në tryezën e natës së Vitit të Ri.

Në shtetin e Filipineve për të ecur viti mbarë, duhen ngrënë fruta të rrumbullakëta, forma e të cilave kujton atë të monedhave. Idealja është që të konsumohen 13 fruta, pasi ky numër mendohet se sjell fat.

Ndërsa në shtete të tjera preferohet numri 12, i cili simbolizon muajt e vitit.

Mandarinat- Për Feng Shui kinez, mandarina është një prej frutave që sjell sukses dhe shkëlqim, në sajë të formës sferike që përfaqëson pafundësinë.

Për Vitin e Ri kinez, jo rastësisht mysafirëve iu dhurohen mandarina, si shenjë për mbarësi për vitin që vjen, pasi konsiderohet simbol begatie, pjellorie dhe jetëgjatësie.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...