Live

Fshehu drogën në gojë për t’i shpëtuar policisë, arrestohet i mituri shqiptar në Gjermani

17:52 / 23 Janar 2023

Nga Kosova Live

Gjatë një kontrolli policor në lagjen Steintor të qytetit të Hannoverit në Gjermani, polica gjermane kanë arritur që mes disa të ndaluarve të arrestojnë edhe një shpërndarës droge nga Shqipëria, vetëm 15 vjeç.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, adoleshenti u kap në flagrancë duke u shitur kokainë 2 personave në zonën e Raschplatz, ku ai është pikasur nga oficerët e policisë.

Gjatë kontrollit fizik atij i janë gjetur edhe 3 doza kokainë të cilat i fshihte në gojë që të mund të kishte mundësi t’i gëlltiste në rast se do të kapej.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë edhe disa persona të tjerë.

Shpërndaje në

U Kopjua