Live

FSK fiton medaljen e argjendtë në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë

16:11 / 14 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës arriti të marrë medaljen e argjendtë në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë ‘Cambrian Patrol 22’ në Britani të Madhe.

Pjesëtarët e FSK-së treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjes 48 orëshe në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ndërkombëtare.

Këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në, nënkolonel John Hunter, tha: “Kjo është një tjetër arritje mbresëlënëse për FSK-në dhe demonstrim i qartë i përkushtimit dhe standardeve të tyre të larta”.

Forca e Sigurisë së Kosovës për vite me radhë ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në këtë garë falë profesionalizmit dhe përkushtimit të lartë të treguar nga pjesëtaret e FSK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua