Në Aqarevë të Skenderajt, Forca e Sigurisë së Kosovës ndërtoi një urë prej metali.
15 pjesëtarë të ushtrisë, të mërkurën finalizuan urën mobile “Mabey Johnson”, pasi e vjetra u doli nga përdorimi nga vërshimet e janarit.
Në bashkëpunim me autoritet komunale, FSK-ja evitoi rrezikun, njofton Klan Kosova.
Konstruksioni metalik 27 metra i gjatë, katër i gjerë e me kapacitet të mbajtjes deri në 80 tonë u montua për nëntë ditë nga Njësia e Inxhinierisë Ushtarake.
Edhe aqarevasit ndihen me fat që ushtria kosovare u doli në ndihmë. Ura si të tillat që FSK-ja ndërtoi edhe më parë, do shfrytëzohet derisa komuna ta ndërtojë të renë, teksa më pas do të çmontohet për nevoja të tjera.