Live

Fushatë për t’ia bërë report në Instagram- Qytetarët e Kosovës mobilizohen kundër eurodeputetit francez

12:56 / 02 Nëntor 2022

Nga admin

Qytetarët e Kosovës janë mobilizuar për t’i bërë “report” për informim të rrejshëm eurodeputetit të Parlamentit Evropian nga Franca, Nicolas Bay.

Sipas tyre, ai është duke shpërndarë informacione të rrejshme për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Nicolas Bay është duke qëndruar për vizitë në Kosovë. Gjatë vizitës së tij ai ka shpërndarë propagandë karshi Kosovës duke përdorur gjuhë jo korrekte. Përmes disa postimeve në Twitter e Instagram po shpërfaqë një urrejtje ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ai po i quan shtet islamik e të udhëhequr nga mafia shqiptare, shkruan Insajderi.

Në një postim të tijin në Instagram ai ka shkruar edhe: “Kosova është Serbi”.

Kjo ka revoltuar shumë kosovarët.

Eurodeputeti francez ka bërë propagandë të vazhdueshme në Twitter kundër Republikës së Kosovës, duke e cilësuar si Kosovën si vend të pushtuar nga shqiptarët myslimanë.

Një tjetër propagandë e tij është edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Nga Ura e Ibrit, Bay postoi një fotografi me disa persona, të cilën ai tha se kanë luftuar në luftën e Kosovës, duke e quajtur UÇK-në “terroriste”.

Nga Mitrovica, Bay lëshoi edhe një video, duke theksuar se mbi urën e Ibrit, “serbët e krishterë mbrojtën territorin e tyre kundër sulmeve të terroristëve shqiptarë të UÇK-së.”

Bey e vizitoi edhe Prizrenin. Për të tha se është “ish-qytet i mbretërve të Serbisë, sot është i pushtuar nga Shqiptarët myslimanë”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...