Live

Fushë Kosovë: Ia bleu veturën dhe ia dha vetëm gjysmën e pagesës, arrestohet nga policia

10:41 / 13 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi nuk ia ka kryer gjysmën tjetër të pagesës personin që pati marrëveshje me të për blerje të veturës.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate, duke thënë se I dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan kosovalive.net.

“F. Kosovë 03.10.2022-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me një marrëveshje i kishte shitur veturën të dyshuarit mashkull kosovar, me ç’rast nga i njëjti kishte pranuar vetëm një pjesë të shumës dhe me këtë rast nuk e kishte zbatuar marrëveshjen. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua