Live

G7: Do të ndërmerren masa ndaj vendeve që mbështesin pushtimin rus në Ukrainë

18:55 / 24 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Grupi i Shtatë Kombeve (G7) do të ndërmarrë masa kundër vendeve të treta që “mbështesin materialisht luftën e Rusisë në Ukrainë”, tha blloku në një deklaratë teksa rikonfirmoi mbështetjen e tyre për Ukrainën.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve të treta ose aktorëve të tjerë ndërkombëtarë që kërkojnë të shmangin ose minojnë masat tona, të ndalojnë ofrimin e mbështetjes materiale për luftën e Rusisë, ose të përballen me kosto të rënda. Për të penguar këtë aktivitet në mbarë botën, ne po ndërmarrim veprime kundër aktorëve të vendeve të treta që mbështesin materialisht luftën e Rusisë në Ukrainë”, thuhet në deklaratë, transmeton Klankosova.tv.

Vendet si Kina, Serbia, Bjellorusia, Siria, Irani e Koreja e Veriut, kanë shprehur mbështetje ose nuk kanë dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës, përderisa sot janë bërë një vit që nga nisja e pushtimit.

G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...