Live

Ganja zbulon aksidentin që i ndodhi tre ditë para se të futej në BBV, rrëfen detaje

11:22 / 11 Janar 2023

Nga Kosova Live

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Ganimete Abazi tashmë është pjesë e BBV Kosova. Ajo së fundmi, ka shijuar një darkë me banorët e shtëpisë.

Krijuesja e hitit “Mirupafshim” ka zbuluar se tri ditë më parë pësoi një aksident në Prishtinë.

Por çfarë i ndodhi këngëtares?

Si fillim, artistja tha se është hera e parë që ndjen kaq shumë emocione.

“Është hera e parë në jetën time që kam pasur një emocion që nuk di as ta përshkruaj, sa isha pozitive sa negative nuk e dija as çfarë jam duke bërë mandej thosha nuk e kam kuptuar nuk jam mësuar të jem e mbyllur jam mësuar me punë aktive me qenë, thoja çfarë bëj. Një Gane e brendshme ka folur me një Gane të jashtme”, tha si fillim Ganja.

“Sido që të jetë, ajo që i ka marrë të gjitha këqijat e kësaj e periudha para tri dite pësova një aksident. Më ra dikush nga mbrapa. Tash i kisha tre katër ditë për t’i përgatitur gjërat pasi u ktheva nga ndejat. Thash ishalla gjithë lodhjen të këqijat i ka marrë kjo”, u shpreh më tej ajo

Shpërndaje në

U Kopjua