Live

Gara shpejtësie rrugëve të Greqisë, arrestohen tre shqiptarë

17:13 / 12 Mars 2023

Nga Kosova Live

Skena të pabesueshme kanë ndodhur ditën e djeshme në Marousi në Greqi ku tre të rinj shqiptarë me dy automjete Audi dhe BMW janë arrestuar nga policia pasi bënin gara shpejtësie me njëri-tjetrin.

Sipas raportimeve nga meditat greke, pavarësisht thirrjeve të policisë për të ndaluar, shqiptarët kanë tentuar të largohen duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë dhe thyen barrierat.

Ky ka qenë edhe momenti që automjetet kanë ikur në drejtime në ndryshme. Njëra prej makinave pavarësisht ndjekjes nga efektivët ka ndaluar anësh rrugës në autostradën kombëtare në Lykovrysi, ndërsa personat brenda mjetit kanë arritur të largohen.

Pas ndjekjes, policia arriti të arrestojë vetëm shoferin.

Ndërsa makina e dytë u bllokua nga një patrullë e policisë në Ano Liosia, ku u arrestuan edhe dy shqiptarët e tjerë.

Njëra prej makina mësohet se kishte kabllo dhe bakër brenda saj, të cilat janë konfiskuar. Të arrestuarit akuzohen për “drejtim të rrezikshëm të automjetit nga pakujdesia” dhe “vjedhje”.

Shpërndaje në

U Kopjua