Një garë e ashpër është duke u zhvilluar në Instagram mes futbollistit, Lionel Messi dhe një veze.
Postimi më i pëlqyer në Instagram është fotografia e një veze, por duket që edhe jo për gjatë, shkruan kosovalive.net
Postimi i Lionel Messit pasi fitoi Kupën e Botës është shumë afër që të ia marr fronin vezës.
Ende pa i bërë dy ditë, fotografia e Lionel Messit ka arritur të grumbulloj 55 milionë 700 mijë pëlqime.
Kurse fotografia e vezës ka mbi 55 milionë e 925 mijë pëlqime. Por, postimi i Lionel Messit është duke marr pëlqime në mënyrë tejet të shpejtë. /kosovalive.net/