Live

Gashi i LDK-së thotë se deputetët po shantazhohen nga LVV-ja

11:31 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë sot se është e padrejtë që të qëndrojnë mbi një orë në seancën e Kuvendit, për të pritur nëse do të kalojë marrëveshja për reformat sociale.

Ai tha se ka edhe çështje tjera të rëndësishme që duhet të diskutohen, duke përfshirë edhe për marrëveshjen e Ohrit.

Sipas tij, nuk ekziston vullneti për të kaluar e njëjta marrëveshje.

“U bë një orë e pesë minuta duke pritur në seancë, është e padrejtë të presim pasi do të debatojmë edh për marrëveshjen e Ohrit. Është e padrejtë ndaj deputetëve dhe demokracisë me i identifiku cili qysh voton. Nëse ka kuorum për votim, duhet të hymë në procesin e votimit”, tha ai në seancën e Kuvendit.

Ai përmendi deklaratën e ish-presidentit Behgjet Pacolli, i cili vite më parë kishte thënë se kur ka kuorum duhet të votohet, nëse jo atëherë nuk duhet të pretendohet të votohet.

“Kemi kuorum me votu, vullneti i kuvendit është mos me kalu ajo marrëveshje, e vetmja zgjidhje është që me bo shumica me heq prej rendit të ditës atë marrëveshje”, shtoi ai, derisa të krijohet një vullnet tjetër “pasi nuk duhet aq haptazi me u shantazhu publikisht”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...