Live

Gashi: Korrigjimi i kufirit me Serbinë, zgjidhje me e mirë sesa Asociacioni

22:03 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Analisti Dradan Gashi, ka dhënë opinionin e tij për situatën aktuale në të cilën është Republika e Kosovës ku të cilës është duke ju kërkuar nga ndërkombëtarët themelimi i Asociacionit, ku ka thënë se korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ishte zgjidhja me e mirë.

“Po të pyetsha unë, korrigjimi i kufirit me Serbinë do të ishte zgjidhja me mirë sepse dy popujt, sepse nuk po munden të jetojnë se bashku, as shqiptarët në Serbi as serbët në Kosovë. Por kjo ide është refuzuar, kryesisht me mjete të propagandës jo vetëm brenda Kosovës por edhe nga shtetet e tjera. Po tani jemi duke vajtuar jo Republika Serpska”, ka deklaruar analisti.

Sipas Gashit në një letër që e kishte dërguar presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në Kosovë para dy viteve e kishte pasur kërkesa që të bëhet marrëveshja me njohje të ndërsjellët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi rrëshqitur nga letra e Biden-it në një propozim evropian të Bashkimit Evropian i cili është mjaftë i paqartë se çfarë sjellë në fund ai propozim. Këtu është problemi”, ka theksuar Gashi.

Më tej ai ka thënë se do të ishte me lehtë nëse do të kishte qenë njohja në qendër për Kosovën si shtet nga Serbia.

“Më njoha si parim nuk është sepse përfaqësuesit amerikanë, na kanë njoftuar duke na thënë hapur që njohja nuk është temë. Deri tani nuk ka ndryshuar ai qëndrimi. Problemi është jo sa ka pwr t’i bërë dëm Asociacioni Kosovës kështu siç është prezantuar dje. Por tema është sa do t’i bëjë kryeministri Albin Kurti, dëm Kosovës”, ka përfunduar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...