Live

Gashi: Kryeministri te jep përgjigje për marrëveshjen sot në Kuvend

11:26 / 02 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në seancën e Kuvendit sot tha se kërkon menjëherë që kryeministri të raportoj mbi marrëveshjen e fundit.

Gashi tha se nuk është e logjikshme të mos diskutohet se çka ka ndodhur këto dy ditë duke e ditur se zyrtarisht janë publikuar ato marrëveshje por edhe udhëzimi se si duhet të veprohet.

Ai tha se nëse është e nevojshme dhe Kurtit i duhet kohë ata mund ta ndërprejnë seancën dhe të vazhdojnë në orën 15:00.

“Kërkesa është e qarte, pe trajtimin e çështjes me karakter urgjent e cila është sipas nenit 94, kuvendi vendos nuk është mundësia jon me vendos, ne e kemi propozuar, e dyta nëse ju e konsideroni si kompromis prurjen si pikë të pare me fillu me seancën e papërfunduar ne pajtohemi, pir duke i pa rrethanat duhet secili deputet te flasë, ska kuptim kështu, edhe ata qe kanë met me fol boll ju dalin, dijeni qe jemi ne te drejtën tone ligjore e kushtetuese, sepse kemi rrethana te reja kemi marrëveshje te publikuar , kan dal preambula po ka dal edhe udhërrëfyesi si me vepru, ne duhet me diskutuar ne mënyre urgjente. Kuvendi vendos por mos harroni se është çështje me rëndësi jetike. Kryeministri të jep përgjigjen, nuk mundet mos me ardh me raportu ska logjike. E ndërprejmë seancën kthehemi ne orën 15:00”, tha Gashi në Kuvend.

Shpërndaje në

U Kopjua